Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje (VIDEO)

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje (VIDEO)

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Operacioni i fundit është realizuar sot nga njësitet policore të Drenasit në orët e hershme ku dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit.

Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh , ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar:

  • A. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
  • Sh. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në dy  lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar :

  • Ø një pushkë e gjatë automatike ,
  • Ø një revole ,
  • Ø një çantë, disa rroba , (kapuç , doreza etj. ) gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje

Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

KOMENTE