DYLON
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe dhjetë vetura

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe dhjetë vetura
Avatar photo Redaksia
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë (10) vetura me vlerë të përgjithshme rreth një (1) million euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njofton opinionin publik se me datë 02.05.2026 është realizuar bastisje në pesë (5) lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, sipas të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Bastisjet janë zhvilluar në dy lokacione në fshatin Samadraxhë, Komuna e Suharekës, si dhe në tri (3) lokacione në qytetin e Prishtinës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë (10) vetura me vlerë të përgjithshme rreth një (1) million euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.

EkoHigjiena

Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dy (2) persona dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohen pë kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar, në luftimin e kriminalitetit dhe në vënien para drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë vepra penale. /2LONLINE/