DYLON

Arrestohen dhjetë zyrtarë komunalë të Prishtinës

Avatar photo Redaksia

Sot me urdhër të prokurorit vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar 10 zyrtarë nga Sektori i ndërtimit i Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, prej tyre, shefin e sektorit, një zyrtar për ekzekutim, dhe 8 inspektorë për ndërtim, si dhe pronarin e një kompanie private të ndërtimit, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton RTK.

Për dhjetë zyrtarët e arrestuar nga Komuna e Prishtinës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer veprën penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, për të arrestuarin e njëmbëdhjetë, (pronari i një kompanie private), ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Prokurori i rastit, për të pandehurit, ka urdhëruar ndalimin policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Arrestimi i sotëm është rezultat i hetimit paraprak, që është zhvilluar nga shtatori i vitit 2013, lidhur me ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore, në Komunën e Prishtinës. Gjatë kësaj kohe janë siguruar prova të rëndësishme për dyshimin e bazuar se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale të lartcekura.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.