DYLON

Arrestimit i Kreshnik Spahiut, ka për qëllim persekutimin e tij dhe të AK-së!

Avatar photo Redaksia

Faik Krasniqi:
Arrestimi i kreut të AK-së, Kreshnik Spahiu dhe aktivistëve të saj, është skenar i njëjtë sikurse në Kosovë, ku pushteti po vepron me opozitën dhe popullin, duke e rrahur dhe arrestuar. Kjo po behët me qëllim për të persekutuar këtë lëvizje si forcën më aktive dhe më të zëshme opozitare në Shqipëri, por të cilët mund të ndiqen edhe për shkak të agjendave të kujtdo që i konvenon në sistemin prokurorial të ndikuar nga pushteti. Kurse në anën tjetër kemi me qindra politikanë të korruptuar dhe kriminelë, që shëtisin lirshëm dhe kryejnë funksione shtetërore pa i penguar askush nga Gjykatat dhe Prokuroritë.

Kjo tregon se në Shqipëri dhe Kosovë kemi drejtësi selektive dhe drejtësia në këto dy shtete shqiptare përdoret sipas interesave të pushteteve, që për dikë është nënë e për dikë është njerkë. Deri sa drejtësia dhe policia përdoret për interesa të pushtetit dhe grupeve kriminale, s’mund të flasim për shtete normal e aq më pak për shtete që pretendojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj, këto arrestime duhet të ndalen sa më parë, por t’i arrestojë politikanët dhe biznesmenët kriminelë, të cilët janë Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik të Kosovës dhe Shqipërisë, falë edhe të cilëve jemi në këtë gjendje të mjerueshme.

EkoHigjiena