DYLON

Arrestime të reja të emigrantëve në Hungari

Avatar photo Redaksia

Policia hungareze ka ndaluar ditën e djeshme 937 emigrantë, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin mes Serbisë, në mesin e të cilëve 880 janë shqiptarë të Kosovës.

Siç raportohet nga Policia e Hungarisë, në territorin e Zhupani Çongrad, në 25 raste përveç 880 shqiptarë të Kosovës janë arrestuar edhe 41 afganë, 8 nga Kongoja, gjashtë sirianë dhe nga një shtetas i Ganës dhe Nigerisë.

EkoHigjiena

Grupi më i madh prej 89 shqiptarëve të Kosovës, siç raportohet janë ndaluar rreth orës 12 e 15 në rrethinën e fshatit kufitar Ashothalom, ku e kanë kaluar kufirin nëpërmes të ashtuquajturit “kufiri i gjelbër”.

Ata kanë dorëzuar kërkesat për azil dhe janë dorëzuar autoritete të Imigracionit në Hungari.

Në tri ditët e kaluara policia hungareze ka kapur rreth 2000 migrantë duke kaluar ilegalisht kufirin, ku shumica e tyre janë shqiptarë.

Sipas policisë hungareze në 72 orët e fundit policia ka arrestuar 4400 njerëz.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=20131

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.