/2L ONLINE/ – Në vazhdim të hetimeve lidhur me ngjarjet e datës 23.10.2015, ku kemi pas një rast ’’Vrasje në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në Rrahje” njësitet e hetimeve të stacionit Policor në Gjilan, kanë arrestuar të dyshuarin e mitur, shtetas të Kosovës, po nga këto njësite në shtëpinë tij është arrestuar edhe i dyshuari tjetër po ashtu i mitur, të cilët janë sjellë në zyrat e hetuesve në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se ata në prezencë të mbrojtësve dhe përfaqësuesve të tyre ligjor, janë intervistuar me shkrim në cilësinë e të dyshuarve lidhur me dy veprat penale për të cilat edhe është paraqitur kallëzimin penal.
“Te dy të dyshuarit në fjalë janë dëshmua fakte të qëndrueshme rreth involvimit të tyre për veprat me të cilat ngarkohen. Ndaj të dyshuarit të parë, prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 24 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në Tentativë”, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë , hetimet do të zhvillohen në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani, sipas të cilit rastet e kompletuara do të dërgohen në Prokurori. /2L ONLINE/