Arrestime për posedim të substancave narkotikefotoilustrim

Arrestime për posedim të substancave narkotike

Autoritetet policore kanë bërë me dije se, në dy raste të ndara, një në Gjilan dhe një në Kamenicë,  ka arrestuar të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Raporti i policisë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

·         Fsh. Koretin, Kamenicë 17.02.2021 – 22:00. Njësit policore gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull  kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.62 gram të dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarje të substancave. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

·         Afër stadiumit, Gjilan 22.02.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që tek ai gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, rreth 6.22 gram dhe një brisk. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë te rregullt.  

KOMENTE