/2L ONLINE/ – Autoritetet policore në Rajonin e Gjilanit kanë bërë me dije se në tri raste të ndara janë arrestuar katër persona të kërkuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata përkatëse. Sipas policisë në fshatin Verban, të Vitisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Smrekonicës.
Në Ranillug, po në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit. Si dhe në fshatin Zhegër të Gjilanit, në bazë të urdhëresave lëshuar nga gjykata janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/