DYLON

Arrest shtëpiak për të dyshuarën për marrje ryshfeti

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj G. S., ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji.

Sabit Shkodra, Zyrtar për Informim, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan,  ka bërë me dije se e pandehura G. S., dyshohet se ka kryer veprën penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin neni 215 paragrafi 1tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

EkoHigjiena

Të pandehurës i është tërhequr vërejtja të mos largohet nga shtëpia-banesa e saj, sepse në të kundërtën ndaj saj mund të caktohet paraburgimi.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave bashkangjitur me kallëzimin e Njësisë së Hetimeve të Policisë në Rajonin e Gjilanit, deklaratat e të pandehurës dhënë në polici si dhe dëshmitë e dëshmitarëve, në bazë të cilave vërtetohet se ekziston dyshim i bazuar se e pandehura në fjalë ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.