DYLON

Arrest shtëpiak për drejtorin e ndërmarrjes “EcoHigjiena

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një (1 muaji) ndaj të pandehurit S. R.. Personi në fjalë në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në ndërmarrjen “EcoHigjiena” në Gjilan, dyshohet se ka përpiluar dhe falsifikuar vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin dhe shitjen e aseteve, të cilat asete janë shitur pa u vlerësuar dhe pa kurrfarë kriteri, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale: falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

EkoHigjiena

Gjithashtu gjykata ka vendosur që të njëjtit të i konfiskohet edhe dokumenti i udhëtimit pasaporta.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftimin e gjykatës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.