DYLON

Arrest shtëpiak ndaj të pandehurave M.SH.,H.Z. DHE V.K.

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka dhë masën e arrestit shtëpiak për të pandehurat M.Sh., H.Z.dhe V.K. Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurës M. Sh. dhe H. Z., duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndërsa ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për masën e arrestit shtëpiak për të pandehurën V. K..
Të pandehurat M. Sh. dhe H. Z. shqiptare, shtetase të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë vepër penale në bashkëkryerje: trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 2 e 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe mosdhënia e ndihmës mjekësore nga neni 261 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërsa e pandehura V. K. shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale: mosdhënia e ndihmës mjekësore nga neni 261 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

EkoHigjiena

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.