Arrat, ne veçanti, përdoren edhe ne kozmetik, për bukurinë e lëkurës, ne fakt prej tyre nxirret edhe vaji me shume vlera te mira. Por cilat janë te gjitha te mirat e tyre terapeutike dhe ushqyese?
I njihni vlerat e arrave? Ose me ne përgjithësi te frutave te thata (bajame, lajthi etj), kane vlera te ndryshme për shëndetin. Për shembull, këto fruta, janë ne gjendje te rregullojnë nivelin e kolesterolit, për te parandaluar sëmundje kardiovaskulare, janë te ideale kundër diabetit etj. Arrat, ne veçanti, përdoren edhe ne kozmetik, për bukurinë e lëkurës, ne fakt prej tyre nxirret edhe vaji me shume vlera te mira. Por cilat janë te gjitha te mirat e tyre terapeutike dhe ushqyese?
Vlerat ushqyese
Arrat kane shume kalori, rreth 650 kal për 100 grame. Ne arra gjejmë 16% proteina, 12% glucide dhe me shume se 60% yndyra. Për sa i përket këtyre te fundit, nuk flitet për yndyra negative për organizmin, përkundrazi, por për te famshmen omega 3 dhe omega 6, te cilat kane një aksion pozitiv mbi kolesterolin dhe trigliceridet. Arrat janë te pasura me kripëra minerale, si potas, hekur, fosfor, magnez, kalcium dhe vitamina. Mes tyre B1, B2, B6 dhe vitamina E, e cila ndihmon për te parandaluar radikalet e lira dhe si pasoje plakjen.
Vlera dhe te mira
Vlerat ushqyese dhe shëndetësore te arrave janë me te vërtet te shumta. Fillimisht, arrat përmbajnë një substance aminoacide bazike te quajtur arginine, shume e rëndësishme për te parandaluar arterosklerozën. Për me tepër, arrat mund te konsumohen edhe si qellim për te parandaluar këto patologji. Duke qene shume ushqyese, arrat mund te konsumohen edhe për te luftuar stresin, për te njëjtin motiv, mund te futen ne dieta vegjetariane për te shtuar sasinë e proteinave. Arrat gjithashtu janë te këshilluara edhe ne periudhën e shtatzënisë, për përmbajtjen e larte te omega 3, për një zhvillim te fetusit. Kundër ndikimet, janë te pakta dhe me tepër janë te lidhura me konsumin e tepërt te arrave.