(2L ONLINE) – Kjo strategji e cila ende përdoret nëpër botë e sidomos në shtet e zhvilluara, po ashtu duke krijuar ligje anti-terroriste, si situata të paqena ose edhe ndonjë inskenimi për të mbivendosur interesat e tyre në vendet e pazhvilluara. Krijimi i opinionit brenda komunitetit të tyre kinse ekziston një terrorist atje në male i cili rrezikon botën është absurde.
Shkruan Artan JAKUPI
Përdorimi i terminologjisë frikësuese jep efekti psikologjik tek masa për ti përdorur për propagandat e tyre, pra për ta mbajtur masën në presion të vazhduar.
Nga fajësia nëse ajo ekziston nuk duhet përjashtuar askënd, pra nuk duhet të kenë imunitet askush. Drejtësia nuk duhet të jetë si kurse shprehja siç e përdor populli jonë; për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”
Si duket edhe disa kosovarë kanë ra në këtë kurth, e kemi ngrënë karremin. Arrestimet e fundit të imamëve janë të këtilla dhe se ne jemi bërë instrument i qarqeve të huaja. Pra krijojmë situata joreale ose imagjinare kinse edhe ne jemi pjesë e botës.
E kuptoj rrezikshmërinë e cila mund të vjen nga individët që nuk ja dojnë të mirë këtij vendi, ata duhet dënuar, mirëpo arrestimet të jenë pretekst për lojëra të ndyta politike, mendoj se nuk do koment.
Pa interferuar në drejtësi e cila duhet të jetë e paanshme ndaj këtyre rasteve dhe e pa ndikuar nga askush të zhvilloj hetimet, mirëpo duhet të ketë transparencë, e jo të hidhen akuza të llojllojshme dhe asnjëra jo bindëse.
Arrestimet e imamëve të ndershëm mendoj që janë të këtij karakteri.
Shteti jonë konsiderohet laik, asnjë nga imamët nuk kandidoi për deputet që mund të konsiderohej si i papranueshëm nga kushtetuta, megjithatë këtë nuk e precizon kushtetuta sepse secili njeri është i lirë të paraqes kandidaturën për tu zgjedhur udhëheqës.
Çdo shoqëri ka individë dashakeqës të cilët mund të jenë në numër të vogël, mirëpo dijetarët në asnjë mënyrë. /2L ONLINE/