DYLON

Armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në det

Avatar photo Redaksia

Pas refuzimit të Shqipërisë dhe disa shteteve tjera për të pritur shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke planifikuar që të realizojnë këtëproces në det, informoi mbrëmjen e së enjtes BBC.

Sipas raportimit, do të jetë luftanija “MV Cape Ray” ajo që do të mbajë ngarkesën, e cila do të shkatërrohet duke përdorur një teknologji të avancuar, transmeton TCH.

EkoHigjiena

Në bordin e kësaj anije të luftës do të vendosen pajisjet e nevojshme për realizimin e procesit, i cili ka nevojë për shumë ujë në fazën e shpërbashkimit të lëndëve kimike, nga të cilat krijohen mbetje toksike.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila fitoi Çmimin Nobelpër Paqe më 2013,  ka vendosur fundvitin si afatin përfundimtar për përcaktimin e planit të shkatërrimit të arsenalit sirian.

Afati i mëparshëm skadoi më 15 nëntor pa mundur të konkretizohej, pasi Shqipëria dhe disa vende të tjera refuzuan kërkesën për të pritur procesin e shkatërrimit.

Aktualisht, arsenali kimik sirian, kryesisht i përbërë nga gazi sarin dhe mustard, mbahet në vendndodhje të sigurta, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të ONAK-ut në Siri.

Siria ka deklaruar një total prej 1-1.3 tonë lëndë kimike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.