DYLON

Armend Misini zgjedhet përfaqësues i Regjionit të Gjilanit në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së

Armend Misini zgjedhet përfaqësues i Regjionit të Gjilanit në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së
Avatar photo Redaksia

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit organizoi të shtunën Kuvendin e saj të Rregullt Zgjedhor, në të cilin morën pjesë 18 nga 19 delegatë sa numëron ky organ.

Gjatë punimeve të kuvendit u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme, ndër to harmonizimi i statutit të LRF Gjilani me statutin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

EkoHigjiena

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte edhe përzgjedhja e kandidatit për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nga ky regjion.

Zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me vendimin e Bordit të LRF Gjilani, të marrë më 15 dhjetor 2025, duke respektuar në tërësi kriteret dhe dispozitat statutare të FFK-së.

Me këtë rast, delegatët e Kuvendit propozuan z. Armend Misini si përfaqësues të regjionit të Gjilanit në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, propozim që u miratua me vota unanime.

Pasi mori besimin e delegatëve për të përfaqësuar për herë të parë regjionin e Gjilanit në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, Misini shprehu mirënjohjen e tij për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke u zotuar se së bashku do të punojnë për zhvillimin dhe avancimin e futbollit në këtë regjion.

“Delegatë dhe struktura të futbollit të Gjilanit ju falënderoj për besimin e dhënë. Kjo detyrë e re për mua është një përgjegjësi shumë serioze. Zotohem se do të angazhohem në forcimin e klubeve, shkollave të futbollit dhe në krijimin e kushteve më të mira në regjionin tonë. Vetëm me bashkëpunim dhe me vizion të përbashkët do të arrijmë suksesin e përbashkët”, tha ai para delegatëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.