DYLON

Arjol Bllaca i Gjilanit, “Ylli i Javës”

Arjol Bllaca i Gjilanit, “Ylli i Javës”
Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas ndeshjeve të xhiros së trembëdhjetë, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Arjol Bllaca, i cili ishte protagonist kryesor në përballjen e skuadrës së tij kundër FC Malishevës.

EkoHigjiena

Bllaca pati një paraqitje fantastike, duke realizuar dy gola dhe duke kontribuar me një asistim, në fitoren 3:2, me çka dëshmoi efikasitet, kreativitet dhe ndikim të jashtëzakonshëm në lojën ofensive të skuadrës së tij.

Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili bën vlerësimin e futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje, vendosi që çmimi “Ylli i Javës” t’i takojë Arjol Bllacës, duke vlerësuar paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, kontributin vendimtar dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në lojën e skuadrës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.