Komisarja e Garave e Federatës së Hendbollit e Kosovës, Shqipe Bajçinca, ka shqiptuar dënime për të padisiplinuarit në hendboll. Ajo pasi ka analizuar në tërësi situatën e të gjithave ndeshjeve të zhvilluara në Superligën e Kosovës, e sanksionojë hendbollistin e Zhegrës, Arjan Haziri.
Ai dënohet me tri ndeshje mos lojë dhe gjobitet me 25 euro. Arsye e këtij dënimit sipas komisares, ësht se Haziri goditi lojtarin kundërshtar.
Trajneri i Besa Famiglia nga Peja, Tome Petrevski, sanksionohet me dy ndeshje pa të drejtë drejtimin e ekipit dhe me 200 euro, për shkak se ka ofenduar gjyqtarët.
Për dallim nga këta dy të parët, më lehtë shpëtoi hendbollisti i Samadrexhës, Valon Bunjaku, i cili u ndëshkua me 100 euro.
http://botasot.info/sporti/389141/denime-per-te-padisiplinuarit/