/2L ONLINE/ – Ariola Avdyli nxënëse e klasës së katër të shkollës fillore “Rexhep Elmazi”në Gjilan ka pasioni të madh për librin dhe dashuria për të ka bërë që tani ajo ta ketë botuar edhe librin e saj të parë të titulluar Poezia ime, ku në këtë libër Ariola ka pasqyruar ndjenjat e saja dhe dashurinë ë për librin e për fenomenet që shtjellohen në të .
Artiola gjithashtu është lexuese e dalluar e bibliotekës “Fan. S. Noli” në Gjilan ku rrallë mund të gjesh ndonjë libër për moshën e saj që ajo nuk e ka lexuar ende. Rasti i kësaj vogëlushe dhe i shumë të tillëve që janë të inspiruar për t’u marrë me shkrime dëshmon mirë se të rinjtë, fëmijët e qyteti tonë duan librin, duan leximin. Ariola thotë se dashurinë për lexim dhe librin e ka te trashëguar dhe te inspiruar nga ambienti shkollor e familjare i cili ambient e ka bërë atë të hyjë në rangu e fëmijëve q ëe duan dhe e lexojnë me plotë pasion librin.
Ariola thotë se ka gati dhe librin e saj të dytë të cilin së shpejti do ta botoj ku do të trajtojë tregime e poezi të lindura nga imagjinata e saj. /2L ONLINE/