DYLON

Arijeta Rexhepi: Në Gjilan do të ndërtojmë objektin e ri të strehimores

Arijeta Rexhepi: Në Gjilan do të ndërtojmë objektin e ri të strehimores
Avatar photo Redaksia

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, bashkë me kryesuesen Krenare Latifi Kqiku vizituan sot Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”, ku u mirëpriten nga drejtoresha Nazife Jonuzi.

Rexhepi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka siguruar mbështetje të qëndrueshme financiare për strehimoret, duke garantuar vazhdimësinë e kujdesit dhe shërbimeve për gratë viktima të dhunës. Ndërkaq, për pavarësinë e tyre ekonomike, subvencionon 70% të pagës për bizneset që punësojnë gra viktima të dhunës.

“Në Gjilan do të ndërtojmë objektin e ri të strehimores, duke përmirësuar kushtet dhe cilësinë e shërbimeve për gratë dhe fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje dhe siguri. Shteti është për krejt”, ka thënë Arijeta Rexhepi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.