DYLON

Arifi: S’humbim kohë me PDK-në

Avatar photo Redaksia

Koalicioni LDK-AAK-Nisma në asnjë variant nuk do të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në, njëkohësisht nuk do t’i pranojë as konsultimet që janë të parapara për formimin e qeverisë së re. Kështu ka thënë Avni Arifi, këshilltar i lartë politik i liderit të AAK-së. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Arifi ka deklaruar se koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk është i interesuar të humb kohë për të biseduar me zyrtarë të PDK-së për çështjen e formimit të institucioneve të reja. Arifi ka bërë me dije se ky koalicion nuk do të pranojë kurrfarë konsultimesh dhe negociatash me PDK-në për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma nuk pranojnë konsultime dhe as negociata me PDK-në për postin e kryeparlamentarit”, ka thënë Arifi, i cili ka mohuar se liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma janë duke iu frikësuar takimit me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, i cili do të mundte ta ndante treshen Mustafa-Haradinaj-Limaj.

EkoHigjiena

“E them me sinqeritet të plotë, se në asnjë periudhë kohore nuk ka ekzistuar droja se ndonjëri nga partnerët e koalicionit mund të hyjë në bisedime me PDK-në”, është shprehur Arifi, duke shtuar se partitë e koalicionit LDK-AAK-Nisma janë të gatshme të shkojnë bashkë në çdo proces, përfshirë edhe opsionin e zgjedhjeve të reja.

“Partitë e bllokut në të gjitha opsionet e mundshme që do të përballen në të ardhmen e afërt janë të gatshme të shkojnë bashkë”, është shprehur Arifi. Në këtë drejtim, ai ka thënë se ekziston gatishmëri e fuqishme në mes të partive të koalicionit se nuk do të ketë qeveri ‘Thaçi 3’.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.