/2LONLINE/ – Dështimi e Kosovës për tu anëtarësuar ne UNESCO nuk duhet ta shohim vetëm nga pikëpamja humbës dhe fitues, ka edhe nuance tjera. Beteja e forumeve ndërkombëtare nuk është vetëm çështje gishtash por, para se gjithash, ajo shtrihet në dimensionin gjeopolitik.
Kështu shprehet Fatmri Arifi, ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, sipas të cilit, po të shihet në këtë kontekst, dështimin më të madhe e sheh, jo në institucionet e Republikës së Kosovës, por në vet Bashkimin Evropian, cili duke mos qenë koherent me politiken e saj ka krijuar vakum gjeopolitik në rajon dhe këtë vakum gjeopolitik, deri në një far mase po synon ta plotësoj Federata Ruse.
“Në këtë kuadër dua të them se Rusia po rikthehet gjithnjë e më agresive në sferën ndërkombëtare, e cila po synon me çdo kusht rikonfigurimin e peizazhin global në shumë mënyra, disa prej të cilëve mund të mos jenë të dukshme për vite apo madje dhe dekada të ardhshme. Andaj në këtë pikëpamje, unë mendoj se për shtetet perëndimore dhe aleatët e saj qëndrimet e vakëta politike të BE-së duhet të jenë një alarm në rishqyrtimin e strategjisë politike në marrëdhëniet e saj me Rusinë”, thotë Arifi.
Për sa i përket abstenimit të Polonisë, ai thotë se sidomos pas aneksimit të Krimesë nga Federata Ruse, ajo po e transformon politikën e saj të jashtme. Polonia momentalisht është e prirë të angazhohet për normalizim të marrëdhënieve me Rusinë. “Më lejoni ta rikujtojmë deklaratën e para pak ditësh të ish presidenti polak Leh Valesa, i cili tha se “është e nevojshme që Polonia dhe Rusia t’i zgjidhin përfundimisht të gjitha çështjet e vështira bilaterale siç janë masakra e Katyn dhe rrethanat e qëndrimit të të burgosurve të Armatës së Kuqe në Poloni në vitet ’20 të shekullit të kaluar. Kjo do të jetë e dhimbshme por duhet të ecim përpara”. Ky diskurs i politikës së jashtme polake është në të njëjtën linjë me normalizimin e marrdhënieve gjermano-polake të pas Luftës së Dytë Botërore, si dy shtete që kishin derdhur më së shumti gjak”, thotë Arifi.
Pra, qëndrimin e Polonisë, sipas tij, duhet ta kuptojmë drejtë edhe për shkak të pozitës strategjike. Polonia, gjatë gjithë historisë së saj është ndodhur në vijën parë të zjarrit mes lindjes e perëndimit. Nga pikëpamja e diplomacisë, në forumet ndërkombëtare, vota abstenuese është shpikja më gjeniale e mundshme, e cila nuk lexohet si votë kundër, por si qëndrim pozitiv për zhbllokimin e procesit. Në këtë pikëpamje edhe qëndrimi abstenues i Rumanisë dhe i Greqisë, si dy shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk janë votë kundër.
Për sa i përket abstenimit të Japonisë, parimet janë të njëjta, vetëm se në lojë janë më shumë aktorë. Azia është kontinenti me sipërfaqe më të madhe rajonale. Dallimet në kulturë dhe histori janë të kombinuar në atë mënyrë që kanë prodhuar dy ekuilibra strategjik: Në Azinë Verilindore, Kina, Japonia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunojnë në një pikë të nxehtë potenciale në Gadishullin shpërthyes korean; në Azinë Juglindore, Kina, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë aktorët kryesorë, interesat e të cilave duhet medoemos të përputhen me ato të Vietnamit, Tajlandës, Australisë dhe Filipineve. Brenda këtij konfiguracioni, cdo lëvizje gjeopolitike që bëhet, qoftë për të ruajtur ose përmbysur status-quo-në, prodhon reaksion kundërshtues nga vendet e tjera të rajonit. Në këto rrethana, qëndrimin e Japonisë duhet ta kuptojmë si qëndrim me vizion gjeopolitik.
“Në rast se i referohemi anketës së fundit të viti 2015, 73% e japonezëve e shohin Rusinë në mënyrë të pafavorshme, përkundër 21% që e shohin të kundërtën, që e bënë Japoninë shtetin me ndjenja më të fuqishme anti-ruse. Përkundër që Japonia ka mos marrëveshje me Rusine lidhur me ishujt Kurile, megjithatë, marrëdhëniet e tyre po transformohen në shumë dimensione. Japonia është njëri nga shtetet e Azisë Lindore, e cila është jashtëzakonisht e varur nga energjetika. Japonia për të përmbushur nevojat e saj për gaz natyral varet kryesisht nga importi, sidomos pas fatkeqësisë në reaktorin nuklear të Fukoshimës në vitin 2011. Kjo e bënë atë të ketë akoma më shumë nevojë për gazë të lëngshëm natyror. Para ca ditësh Rusia i ka ofruar Japonisë se mundë të përmbushë të gjitha nevojat e saj dhe se ia ka hapur asaj dyert për investimet japoneze për planet zhvillimore për gaz të lëngshëm natyror në Lindjen e Largët, projekt për të cilin qeveria ruse ka ndarë 1,1 miliardë dollar”, thotë Fatmir Arifi.
Sipas tij, pra në këtë konfiguracion, çështja e votimeve në forumet multilaterale thjesht nuk janë çështje gishtash por janë të lidhura kryesisht me vizionet gjeopolitike. Në këtë segment Kosova ka humbur një betejë, por jo qëllimin final. Pra, kjo çështje nuk duhej të na dekurajoj sepse ne jemi në proces fillestarë të konsolidimit tonë në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. /2L ONLINE/