Ish kryetari i Vitisë nga radhët e PDK’së, Nexhmedin Arifi, ka mohuar shpërbërjen e Degës së kësaj partie në Viti. Në një intervistë për gazetën Tribuna, Arifi ka thënë se personat të cilët i janë bashkuar partisë së Fatmir Limajt, kanë qenë të përjashtuar nga PDK-ja.
“Është ndarë një grup të cilët janë zgjedhur si përfaqësues të PDK-së në vit,i por të cilët asnjëherë nuk janë legjitimuar nga kryesia qendrore e PDK’së”, ka thënë Arifi.
Dega e PDK’së sipas tij funksionon normalisht.