DYLON

Arifi me komisionerin e OSBE-së diskuton shlyerjen selektive nga regjistri civil

Arifi me komisionerin e OSBE-së diskuton shlyerjen selektive nga regjistri civil
Avatar photo Redaksia

Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është pritur komisionari i Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së, Kairat Abdrakhmanov me bashkëpunëtorë, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Postimi i plotë në faqen e komunës së Bujanocit në Facebook:  

EkoHigjiena

Komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së z. Kairat Abdrakhmanov ka qëndruar sot për vizitë në Bujanoc për t’u informuar rreth pozitës së minoritetit shqiptar në këtë komunë.

Nikoqiri i takimit, Nagip Arifi e njoftoi Abdrakhmanov rreth situatës së përgjithshme në komunën e Bujanocit, kurse theksi kryesor u vë në shlyerjen nga regjistri civil, i cili është duke u zbatuar në mënyrë selektive dhe të njëanshme.

Kryetari Arifi kërkoi nga Komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale të ushtrojë ndikimin e tij për ndaljen e këtij lloji diskriminimi.

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth problemeve të shumta në arsim, si ecuria e Departamentit të Fakulutetit të Ekonomisë, dega e Suboticës, mosnjohja e diplomave nga Univerzitetet e Republikës së Kosovës, dhe mosgatishmëria e shtetit serb për ta implementuar planin 7 pikësh të aprovuar në vitin 2013.

Nga ana e Komisionerit të Lartë për Pakica Nacionale u kërkua që të gjitha çështjet që i preokupojnë bashkësinë shqiptare të merren seriozisht dhe të kërkohet zgjidhje në instancat më të larta ndërkombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.