DYLON

Arifi e Hoxhiq flasim për bashkëpunimin në turizëm në mes Kosovës dhe Malit të Zi

Arifi e Hoxhiq flasim për bashkëpunimin në turizëm në mes Kosovës dhe Malit të Zi
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, priti në takim njoftues Qazim Hoxhiq, ndihmësministër në Ministrin e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi.

Temë diskutimi ishte inicimi i një marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zëvendësministri Arifi i dëshiroi mirëseardhje z.Hoxhiq dhe njëkohësisht e informoi për të arriturat e
Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, konkretisht në fushën e turizmit.

EkoHigjiena

Në vazhdën e këtij takimi u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të nivelit institucional, që luan një rol të veçantë në fushën e turizmit. Po ashtu është diskutuar edhe për lehtësirat e kalimit kufitar në kohën e sezonin turistik, në periudhën maj-shtator.

Hoxhiq ka shprehur gatishmëri për sigurinë e turistëve kosovarë që bëjnë pushimet në bregdetin malazez.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.