Dy kryetarët e komunave të Luginës sot kanë zhvilluar takime me zyrtarë vendas dhe diplomat në vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe i Preshevës – Ragmi Mustafa, kanë qëndruar në Zyrën për Çështje të Evropës Jug-Qendrore.
Siç njofton Arifi përmes profilit të tij në facebook, takimi në këtë zyrë është zhvilluar me Thomas Yazdgerdi, drejtor i Zyrës.
Një takim të ndarë delegacioni nga Lugina e ka zhvilluar edhe me ambasadoren e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber.
Gjatë bisedave të zhvilluara Arifi dhe Mustafa kanë njoftuar zyrtarët me situatën në Luginë të Preshevës, kërkesat e shqiptarëve, ndihmën e SHBA-së për popullatën në këtë rajon duke kërkuar një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për këtë rajon.
Dy kryetarët e komunave ditëve në vijim në agjendë kanë edhe takime me kongresistët amerikanë.
Delegacioni nga Lugina në SHBA po qëndron me ftesë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=18599