DYLON

Arifi: Çështja e përdorimit të simbolit kombëtar është çështje e pandarë e të drejtave të shqiptarëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Çështja e përdorimit të simbolit kombëtar në Luginë të Preshevës është çështje e pandarë e të drejtave të shqiptarëve në këto troje. Kështu shprehet Fatmir Arifi, kryetar i Lëvizjes për Integrim e Luginës së Preshevës

“Duhet ta theksojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, që në vazhdimësi jetojnë në hapësirën e tyre, që natyrshëm ndërlidhen me viset tjera të Kosovës dhe të viseve shqiptare në IRMJ, në mënyrë të pakuptimtë janë anashkaluar në momentet e vendimmarrjes historike”, ka thënë Arifi.

EkoHigjiena

Sipas tij, pas Luftës së Dytë Botërore konstituimi i Federatës Jugosllave u bë pa pjesëmarrjen e shqiptarëve. Pra në emër të hapësirës shqiptare u vendos pa shqiptarët. Në vitin 1947, u bë dhe ndarja administrative territorial. Në këtë kuadër kompaktësia e hapësirës shqiptare u copëtua: një pjesë iu dhurua Maqedonisë, një pjesë Malit të Zi, ndërsa Kosova si hapësirë e lanë nën autoritetin e Republikës së Serbisë.

Në emër të rirregullit administrativ të Republikës së Serbisë, më 1953 u bë edhe një ndarje e dytë e Kosovës: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ia shkëputën Kosovës dhe ia bashkëngjitën Republikës së Serbisë.

“Nga këto ndarje territorial, shqiptarët nga një popullsi shumicë në hapësirën e saj, u shndërruan, dhunshëm, në pakica kombëtare. Pra këtu fillon gjenerimi i problemit politik i shqiptarëve. Me këtë dua të them se, shqiptarët e Luginës së Preshevës, në asnjë variant, nuk duhet të pranojnë që të qeverisen në kuadër të ligjeve për pakicat kombëtare sepse nga një popullsi kompakte në mënyrë arbitrare janë ndarë dhe janë shndërruar në pakicë”, ka thënë Arifi për 2L ONLINE.

Pra, siç thotë ai, problemin e Luginës së Preshevës duhet të fillojë që të zgjidhet nga këtu. Zgjidhjet tjera që ofrohen janë vetëm zhvendosje të problemit real. /2L ONLINE/