DYLON

Arifaj: Thaçi, i gatshëm të shkojë në Beograd

Avatar photo Redaksia

Këshilltari politik i ministrit Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se në parim shefi i diplomacisë së Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka marrë një ftesë nga organizata joqeveritare Këshilli Rinor për Arsim që të jetë i pranishëm më 24 prill në Beograd, në një konferencë që ka të bëjë me integrimin e Ballkanit Perëndimor.

EkoHigjiena

Këshilltari politik i ministrit Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se në parim shefi i diplomacisë së Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Arifaj në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se Thaçi është ndër liderët kryesorë në rajon që promovon paqen dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve. “Në këtë frymë zëvendëskryeministri Thaçi është i gatshëm të udhëtojë edhe në Beograd për ta promovuar këtë frymë të bashkëpunimit”, ka thënë Arifaj.

Ai ka thënë se komunikimi mes Kosovës dhe Serbisë është vënë në binarë të një komunikimi të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.