DYLON

Aridon Bllaca rinovon kontratën edhe për dy vite të tjera

Aridon Bllaca rinovon kontratën edhe për dy vite të tjera
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjes me portierin Aridon Bllaca, duke e vënë ‘firmën’ edhe për dy vite të tjera.

Portieri Bllaca i cili njëherësh është edhe produkt i akademisë së klubit do të jetë pjesë e “kuqebardhëve” deri në verën e vitit 2027, duke rinovuar kështu marrëveshjen paraprake.

EkoHigjiena

“‘Gardiani’ gjilanas numëron 35 paraqitje në elitën e futbollit kosovar dhe numëron 11 porta të paprekura. Në total ai ka zhvilluar 3.039 minuta me ekipin e parë”, bëhet e ditur në njoftimin e SC Gjilanit.

Drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani e ka uruar Bllacën me rinovimin e marrëveshjes dhe i ka dëshiruar shumë suksese në vazhdimësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.