Argjilë dhe kamomil kundër pikave të zeza

Aplikoni dy herë në javë këtë maskë për fytyrë dhe zgjidhni një specifikë për lëkurë të yndyrshme.
Maska me argjilë të gjelbër dhe kamomil ndihmon në absorbimin e yndyrës dhe mbylljen e poreve.

Përbërësit:

çaj kamomili
3 lugë gjelle argjilë e gjelbër

Përgatitja:
Argjila e gjelbër është e rekomanduar për lëkurat me yndyrë. Vëreni kamomilin me ujin të ziejë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet çaji.

Në një tas hidhni 3 lugë gjelle me argjilë dhe më pas shtoni çajin e kamomilit derisa të realizoni një masë kompakte. Përziejeni mirë dhe më pas aplikojeni në fytyrën e larë më parë.

Lëreni maskën të veprojë për 15 deri 20 minuta. Dhe më pas hiqeni duke e shpëlarë fytyrën me ujë të ngrohtë.

KOMENTE