Argjentinasi Jeremias Sarmiento vizhet “bardh e kaltër”
Klubi i Volejbollit Drita, ka bërë me dije se ka arritur ta transferojë në radhët e saja volejbollistin Jeremias Sarmiento, lojtar nga Argjentina, i cili do të luajë në pozitën e pranuesit.
Me eksperiencën, energjinë dhe kualitetin e tij, Sarmiento pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e Dritës dhe një tjetër armë në rrugëtimin drejt objektivave të sezonit të ri.
“Me këtë transferim, KV Drita Meshkujt e kompleton skuadrën për sezonin e ri. Mirë se erdhe në familjen Drita, Jeremias! Bashkë drejt sukseseve”, thuhet në njoftimin e klubit. /2LONLINE/
