Shkruan: Zejnullah Jakupi
Përfundoi maratona “Big Brother”. Fitoi Luizi dhe u kurorëzua me Tarën dhe e tërë cermonia e garës u dha LIVE në Big Brother Top Channel. Kjo është industria imagjinare e kulturës, ku instrumentalizohet qenia e njeriut nga konsumi, reklama.
Po këtë ditë kur filloi maraton Finalja e Big Brother disa u ankuan pse shqiptarët u morën tërë ditën për ta përcjellur në TV- Big Brother por nuk e morën mundin ta shkruajnë një fjalë për ditëlindjen e Gjergj Kastrioti- Skenderbeu dhe ta festojnë ditëlindjen e Kryetrimit tonë?
Në fakt ky format përdori njerëz ‘të vërtetë’, dhe disa lloje të caktuara situatash ‘reale’, duke i përzgjedhur për të prodhuar narrativë, kulturë, dramë, konflikt dhe argëtim.
Shoqëria e pagoi një çmim të shtrenjtë për këtë lojë imagjinare që na diktoi njeriun e ri- modelin tipik se si duhet të jetë AI ose AJO. Të lirë jemi por nuk kemi liri, apo?! A po prodhon kjo industri mediatike vetëm individë egoist? Kjo është dilema. Për këtë, çdo prodhim i tillë masiv ka çmimin e vet. Ne e shesim punën tonë, vëmendjen dhe çdo gjë tjetër. Ka edhe nevoja artistike- feshitizëm- që na shëben si mjet për të treguar identitetin tonë famën dhe prestigjin në shoqëri. Në konsumin masiv e humbim vetveten- e humbasim idvidualitetin tonë.
Big Brother është pasqyra jonë. Ajo tregon se ne po e jetojmë në një botë magjike- e githë prezenca jonë në shoqëri duket e tillë, sepse jemi të manipuluar prandaj sipas Th. W. Adorno ne po jetojmë në botë iluzore, dhe po jetojmë nën hije. Big Brother na ofroi Luizin, modelin e përsosur të njeriut se si duhet të jetë, cilat tipare duht t´i ketë. Big Brother na e shpalli MBINJERIUN modern. Ky ishte më i miri- një njeri tipik- prodhim i medies dhe, i një realiteti mitologjik, imagjinar.
Me loja të tilla sistemi na e shpalli luftën e secilit kundër secilit, lufta e individëve i shkon përshtati shitjes- fitimit, konsumit (kur je në gjendje të shesish çdo gjë; privatësinë, individualitetin etj). Kjo është ideologjia e re kulturore, përpjekja për t´robëruar mendimet dhe alternativat e reja, kultin e individit dhe njeriun e lumtur i cili është ndërtuar sipas trekëndëshit: Mirëqenie, demokraci dhe treg të lirë, mall me bollëk- konsum deri në dehje. Kjo do të thotë se individi duhet t´i nënshtrohet tregut. Në rastin e spektakleve mediatike, si kjo e Big Brother- akterët e saj duhet t´i nënshtrohen dikatatit të publikt. Por publikut në fakt i ofrohet manipulimi. Ai „detyrohet „ që të luaj- bëhet sikur e dëshiron një lojë të tillë, në fakt nuk është kështu.
Me këtë rast individi e mohon vetveten- e luan lojën e imponuar sipas konceptit të resiliencës- ne jemi gjithmonë të gatshëm brenda këtyre suazave, t´i bëjmë ballë shtresit dhe rrethanave tjera që na imponohen si individ (kujto fenomenin e Odiseut).
„Dialektika e iluminizmit“ nga Adorno dhe Horkheimer
Vepra e Theodor W. Adorno dhe Max Horkheimer (Dialektika e Illuminizmit) u krijua në 1942-1944 në mërgim në SHBA dhe u bë libri kulti i protestave studentore të vitit 1968.
Vepra shpreh një pesimizëm të thellë kulturor që duhet parë në sfondin e historisë bashkëkohore (Nacional-socializëm, komunizëm, kapitalizëm).
Autorët tregojnë se arsyeja mund të kthehet në irracionalitet, të përparojë në regres. Ata kundërshtojnë besimin e verbër në përparim dhe ndriçim.
Iluminizmi fillimisht synonte të çlironte botën nga magjia e bestytnive dhe mitologjisë.
Rezultati, megjithatë, është se vetë iluminizmi është kthyer në mitologji.
Me zhvillimin progresiv të racionalitetit, njeriu u tjetërsua nga natyra: për njeriun, natyra tashmë është vetëm një objekt dominimi dhe manipulimi.
Kjo “dialektikë e iluminizmit” ilustrohet bukur nga episodi i sirenës në Odisenë e Homerit: Odiseu është lidhur në shtyllë për të dëgjuar tunduesit duke kënduar.
Nuk ka përparim të vërtetë: në vend që ta çonte individin drejt lirisë, iluminizmi krijoi vetëm forma të reja skllavërimi dhe një botë plotësisht të administruar (të kontrolluar). Morali shoqëror ka zënë vendin e fesë, por nuk mund t’u japë njerëzve asnjë siguri shoqërore.
Kultura masive moderne është produkt i prodhimit industrial dhe shërben si instrument i kontrollit shoqëror.
Fenomenet negative në shoqëri janë një karakteristikë thelbësore e barbarizmit modern, në të cilin njerëzit po fundosen pavarësisht – ose ndoshta pikërisht për shkak të – iluminizmit. Dialektika e Iluminizmit është një vepër që analizon ditët e sotme me mprehtësi, por pa ofruar zgjidhje apo rrugëdalje nga mjerimi i kohës postiluministe.
Kritika e industrisë kulturore
Në veprën e tyre “Dialektika e Iluminizmit”, Adorno dhe Horkheimer trajtojnë edhe konceptin e “kulturës industriale”. Ata i shohin këto si rezultat i rendit shoqëror kapitalist dhe si shprehje e arsyes instrumentale që e sheh gjithë jetën dhe veprimin njerëzor si një mjet për një qëllim.
Për Adorno dhe Horkheimer, kultura industriale është e lidhur ngushtë me zhvillimin e masmedias. Ata kritikojnë prirjen e kulturës industriale drejt standardizimit dhe homogjenizimit, gjë që kufizon shprehjen dhe krijimtarinë individuale. Sipas tyre, arti dhe kultura po bëhen gjithnjë e më shumë mallra që duhen prodhuar dhe shitur për të përmbushur nevojat e tregut. Tipike është edhe Big Brother (Vëllau i Madh) si një mjet për të vërë në gjumë- për të manipuluar shoqërinë, sikur të mos kishte ajo probleme tjera, papunësinë, kriminalitetin, luftën rivale mes pozitës dhe opozitës (Shqipëri) gjatë gjithë kësaj kohe dhe pikërisht është Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe miku i Edi Ramës, që e kurorëzon qiftin fitues duke i bërë kështu reklamë edhe partisë në prag të zgjedhjeve.
Megjithatë, Adorno dhe Horkheimer theksojnë gjithashtu se kultura industriale nuk ka vetëm efekte negative. Mund të ndihmojë gjithashtu për t’i bërë të mirat kulturore të aksesueshme për një audiencë të gjerë dhe për të promovuar demokratizimin e kulturës. Megjithatë, vetëm nëse arrijmë të çlirojmë artin dhe kulturën nga instrumentalizimi i tregut, atëherë mund të kemi një pozivitet të tillë.
Në përgjithësi, Adorno dhe Horkheimer e shohin kulturën industriale në mënyrë kritike dhe e shohin atë si një simptomë të tjetërsimit dhe dehumanizimit në shoqërinë moderne. Kritika e saj synon të rizbulojë rëndësinë e artit dhe kulturës për jetën e njeriut dhe të kapërcejë instrumentalizimin e tyre nga tregu. /2LONLINE/