DYLON

Ardita Ukshini synon sërish ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Ardita Ukshini synon sërish ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka bërë me dije se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Ardita Ukshini.

“Sot kam kënaqësinë ta prezantoj Ardita Ukshinin, kandidatja femër më e votuar në zgjedhjet e kaluara në kuadër të listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Sipas tij, Ardita po kandidon sërish për Kuvendin Komunal, me synimin që të vazhdojë punën dhe përkushtimin në shërbim të qytetarëve.

“Ajo është zëri i vajzave, grave, familjeve dhe të gjithë atyre që duan një Gjilan më të drejtë, më të zhvilluar dhe më afër njerëzve. Na priftë e mbara”, ka thënë Nazim Gagica, kreu i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.