DYLON

Ardita Ukshini për “Deponinë e mbeturinave inerte” e paraparë të ndërtohet në Malishevë: I bashkohem reagimit të banorëve, do të votojë kundër

Ardita Ukshini për “Deponinë e mbeturinave inerte” e paraparë të ndërtohet në Malishevë: I bashkohem reagimit të banorëve, do të votojë kundër
Avatar photo Redaksia

Më 26 qershor  është ftuar seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe ai  për “shpalljen  e interesit të ligjshëm publik dhe caktimin e  lokacionit për nevojat e ndërtimit të “Deponisë së mbeturinave inerte”.

Kjo deponi është paraparë në fshatin Malishevë por që ka hasur në reagime të shumta, edhe te banorët edhe te subjektet politike dhe përfsqësues të ndryshëm përfshirë edhe kuvendarë.

EkoHigjiena

Ardita Ukshini, është njëra nga anëtaret e Kuvendit komunal të Gjilanit e cila është shprehur se si asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan, por edhe si qytetare e Gjilanit, i bashkohet reagimit të banorëve të Malishevës, të cilët me arsye po e kundërshtojnë propozimin e komunës për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte në fshatin Malishevë.

“Kundër këtij projekti do të votoj edhe në Asamble, sepse besoj se ky projekt nuk i plotëson kushtet për t’u ndërtuar në lokacionin e paraparë, pasi që komuna ka mjaft zona të tjera periferike ku mund të ndërtohet deponia pa qenë pengesë apo rrezik për banorët”, ka thënë Ukshini.

Ajo bëri me dije gjithashtu se gjatë bisedës me disa banorë të Malishevës, u njoftua se nga lokacioni ku është paraparë ndërtimi i deponisë, banorët furnizohen me ujë të pijshëm, çka do t’u shkaktonte dëm shtesë dhe të drejtpërdrejtë edhe banorëve të fshatit.

“U bëj thirrje kolegëve të Asamblesë që të marrin në konsideratë kërkesat e banorëve dhe të rishqyrtojnë edhe një herë këtë propozim”, ka thënë Ardita Ukshin, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës.  /2LONLINE/