DYLON

Ardita Tahiri, nga Drita te Dinamo City

Ardita Tahiri, nga Drita te Dinamo City
Avatar photo Redaksia

futbollisti Ardit Tahiri është larguar nga FC Drita dhe është prezantuar edhe zyrtarisht te FC Dinamo City në Shqipëri.

21-vjeçari ishte dy vite e gjysmë pjesë e skuadrës bardhë e kaltër dhe tani karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra shqiptare Dinamo City.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë:

Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”!

21-vjeçari i lindur në Vushtrri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim.

Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore.

#Mirësevjen Tahiri #forcadinamo

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.