DYLON

Ardianë Halimi zgjedhet kryetare e USPE-së në UKZ

Ardianë Halimi zgjedhet kryetare e USPE-së në UKZ
Avatar photo Redaksia

Unioni i Studentëve Pro Europian në Universitetin “Kadri Zeka” ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesisë. Në mbledhjen e mbajtur sot më datë 25 Maj 2018, është zgjedhur kryetari i organizës për qendrën e Gjilanit.

Pas diskutimeve të shumta dhe propozimeve me shumicë votash studentja e Fakultetit Juridik, Ardianë Halimi u zgjodh kryetare e USPE-së dega në Gjilan.

Halimi në fjalën e parë të saj si kryetare ka falenderuar kryetarin e deritashëm Fatmir Kastrati për angazhimin dhe kontributin e dhënë, ndërkaq ka theksuar se do të vazhdoj me konsolidim të brendshëm duke hapur organizatën për anëtarsime të reja.

EkoHigjiena

Halimi gjithashtu theksoi se “USPE është simboli i rinisë dhe studentëve të anamoravës, prej vitit 2010 e deri sot studentët kanë krijuar dhe kanë konsoliduar adresën e tyre studentore në Universitetin e Prishtinës, më pasë atë të Prizrenit, të Gjakovës dhe natyrshëm në Universitetin “Kadri Zeka”, prandaj, është detyrë e jona që të angazhohemi për të vazhduar rrugën e ndjekur nga gjeneratat e kaluara, për të ndërtuar e zhvilluar një universitet model.

USPE mbetet organizata me shtrirjen më të madhe studentore në nivel të Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.