Ardian Nuhiu, kryetajner i SC Gjilani ka thënë sot se është i kënaqur me performancën që po tregon ekipi që po edrejton, por jo edhe me pikët e fituara.
Në mungesë të pikëve, Nuhiu tha se ka dëshiruar të reflektojë, por kryesia ka shprehur besimin e plotë për të, andaj edhe ka qëndruar për të punuar edhe më shumë për ta kthyer këtë besim me rezultate.
”Do ta respektoj kontratën deri në fund dhe do ta qoj projektin që e kam nisur deri në fund. Nuk do ta lë Gjilanin pa i sjellë një trofe”, ka thënë kryetrjaneri i SC Gjilanit, Ardian Nuhiu. /2LONLINE/