DYLON

Ardian Nuhiu merr “timonin” e SC Gjilanit

Ardian Nuhiu merr “timonin” e SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka njoftuar edhe zyrtarisht arritjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu, për tre sezonet vijuese.

“Emërimi i Nuhiut si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vitesh është vlerësuesi më i mirë për teknikun nga Shkupi”, thuhet në njoftimi ne klubit.

EkoHigjiena

45 vjeçari ka një karrierë të begatshme sportive, duke qenë ish-reprezentues dhe futbollist i shumë klubeve të njohura dhe tashmë një trajner me storie suksesi në përfaqësimin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Pjesë e shtabit teknik të Nuhiut do të jenë edhe Muharrem Bajrami, asistent i parë, Andi Kulli në rolin e trajnerit kondicional, si dhe Afrim Ajdini, instruktor i portierëve.

Fillimi i fazës në ditët e fundit të muajit Qershor shënon edhe fillimin e etapës së Nuhiut në klub.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Nuhiut dhe stafit të tij, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese”, thuhet në fund të njoftimint.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.