DYLON

Ardian Limani i bashkohet Gjilani

Ardian Limani i bashkohet Gjilani
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani bënë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ardian Limani, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqe e bardh.

Marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit është e vlefshme për dy edicione futbollistike, duke e lidhur Limanin me Gjilanin deri në përfundim të sezonit 2027/28.

EkoHigjiena

“Me përvojën, cilësitë dhe karakterin e tij në fushën e lojës, Ardiani pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën në realizimin e objektivave të klubit në sezonet në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sport Club Gjilani i uron Ardian Limanit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardh, duke besuar se së bashku do të arrijnë rezultate të mëdha. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.