DYLON

Ardian Jashari fitues i kupës memoriale në turneun e shahut “Gursel e Bajram Sylejmani“

Ardian Jashari fitues i kupës memoriale në turneun e shahut “Gursel e Bajram Sylejmani“
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e përbashkët të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport me Federatën e Shahut të Kosovës dhe Klubin e Shahut “Vitia”,  në Shkollën e Mesme Teknike Profesionale “ Jonuz Zejnullahu”, në Viti, është mbajtur turniri i shahut “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Në këtë ngjarje sportive  kanë marrë pjesë 45 shahistë nga mbarë vendi. Lëvizjen e parë të figurave të shahut e bëri Diel Sylejmani, djali i dëshmorit Gursel Sylejmani.

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti zhvilloi lojën e parë me Shaban Ismajlin nga Vitia.

EkoHigjiena

Më poshtë keni rezultatet nga ky turnir:

Vendi i parë- Ardian Jashari me 7.5 pikë
Vendi i dytë- Besim Uruçi me7.0 pikë
Vendi i tretë- Jahush Sahiti me 7.0 pikë
Vendi i katërt- Muhamet Asllani me 7.0 pikë
Vendi i pestë- Oltion Vata me 6.5 pikë, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.