DYLON

Ardian Bajraliu viziton klubin e tij të fëmijërisë

Ardian Bajraliu viziton klubin e tij të fëmijërisë
Avatar photo Redaksia

Sport Club “Gjilani” është vizituar nga ish-futbollisti i saj, Ardian Bajraliu, i cili ishte pjesë e klubit për disa vite më radhë, njëherit produkt i akademisë së klubit, ka bërë me dije faqja zyrtare e klubit.

Tutje thuhet se Bajraliu, i cili tashmë jeton dhe vepron në botën perendimore ka vizituar futbollistët dhe stafin teknik gjatë seancës stërvitore të ditës së mërkurë, derisa ka inkurajuar grupin që të vazhdojnë rrugëtimin drejt objektivave që janë vendosur.

EkoHigjiena

Me rastin e vizitës së Bajraliut, Drejtori Teknik i klubit, Sallah Sherifi e ka nderuar atë me fanellën zyrtare, duke e falenderuar atë njëherit për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe vizitën që i’a bën vazhdimisht ekipit, gjithmonë kur ndodhet në Kosovë.

Bajraliu falënderoi në fund stafin dhe klubin ku është rritur, derisa premtoi që do jetë një mbështetës i madh i tyre në vazhdimësi. /2LONLINE/