DYLON

Ardhmërie Musliu: Ekskursionet edukative i ndihmojnë nxënësit të njohin më mirë historinë dhe pasuritë e vendit

Ardhmërie Musliu: Ekskursionet edukative i ndihmojnë nxënësit të njohin më mirë historinë dhe pasuritë e vendit
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e klasave të nënta të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Thimi Mitko” në Gjilan kanë zhvilluar një ekskursion me karakter mësimor dhe edukativ, duke vizituar disa nga vendet e rëndësishme historike, kulturore dhe natyrore të Kosovës.

U.d. drejtoresha e shkollës, Ardhmërie Musliu, ka bërë të ditur se në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit, kujdestarët e klasave dhe mësimdhënësit, ndërsa itinerari përfshiu Liqenin e Ujmanit, Muzeun e Kristaleve, Kompleksin Memorial në Prekaz dhe qytetin e Prizrenit.

EkoHigjiena

“Ky ishte një ekskursion me karakter mësimor dhe edukativ, i mbushur me përvoja, njohuri dhe kujtime të bukura për nxënësit tanë. Vizita në Liqenin e Ujmanit ishte veçanërisht domethënëse, pasi shumë prej nxënësve patën mundësi ta shohin për herë të parë nga afër këtë pasuri të rëndësishme natyrore dhe ujore të vendit tonë”, ka thënë për Portalin 2LONLINE, drejtoresha Ardhmërie Musliu.

Ajo ka falënderuar edhe Komunën e Gjilanit për mbështetjen e ofruar në realizimin e kësaj vizite edukative.

Sipas Musliut, aktivitete të tilla u japin nxënësve mundësinë që njohuritë e marra në shkollë t’i lidhin me realitetin, duke njohur nga afër trashëgiminë historike, kulturore dhe natyrore të Kosovës.

Ekskursionet me karakter edukativ konsiderohen një pjesë e rëndësishme e procesit mësimor, pasi kontribuojnë në zgjerimin e horizontit të nxënësve, zhvillimin e ndjenjës së përkatësisë dhe respektit për vlerat kombëtare, si dhe krijimin e përvojave që mbeten gjatë në kujtesën e tyre.  /2LONLINE/