Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ardhjen e kryeministrit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiq së bashku me ministrat për festat ortodokse e quan si peligrinazh.
“Kosova nuk mundet me qenë e rrezikume prej Serbisë”, ka thënë Haziri, njëherit edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, vend ky në të cilën Vuciq do të nisë vizitën në Kosovë, në fshatin Pasjan për të marrë pjesë në hapjen e maternitetit.
Në një intervistë për RTK, Lutfi Haziri, ka folur edhe për zgjedhjet në LDK duke thënë se kjo parti do të ketë kryesi jashtëzakonisht të fuqishme politikisht.
Duke komentuar largimet e fundit të qytetarëve të Kosovës, Haziri ka thënë se më shqetësuese e sheh pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra të huaja e sidomos zhvillimet që kanë të bëjnë me radikalizmin.
Daljen për mundësi më të mëdha e sheh si proces të shkaktuar nga mos liberalizimi i vizave duke shtuar se ata në këtë mënyrë e rrezikojnë të ardhmen e vet për qarkullim të lirë në kohën kur shumica do të mund të udhëtojnë.
“Ata kanë me pasë kufizime për të lëvizur në BE,” ka thënë ai dhe se qarkullimi i lirë garantohet vetëm për ata që nuk kanë probleme me ligjin, por duhet t’i bëhet e ditur për të drejtat dhe kufizimet që kanë qytetarët që zgjedhin këtë rrugë.
http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=16978