DYLON

“Arbri”, shfaqje që vë në pah jo vetëm demencën e një personi,  por edhe atë kombëtare

“Arbri”, shfaqje që vë në pah jo vetëm demencën e një personi,  por edhe atë kombëtare
Avatar photo Redaksia

Në natën e pestë të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës 2024”, që po mbahet në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”  është dhënë shfaqja “Arbri”, që është prodhim i Teatrit “Oda” nga Prishtina.

Edhe në këtë mbrëmje,  publiku gjilanas i etur për shfaqje të mirëfillta e ka pritur dhe përcjellë me kërshëri këtë projekt teatral, në të cilën trajtohet përditshmëria e një babai të prekur nga sëmundja e demencës dhe ballafaqimin e familjes me sëmundjen e kryefamiljarit, e regjinë e së cilës e  ka bërë Lirak Çelaj.

EkoHigjiena

Shfaqja ka gati një vit që rrugëton nëpër teatrot tona dhe së fundi është përzgjedhur që të jetë në konkurrencë në “Talia e Flakës 2024” e në të janë paraqitur aktorët Shkumbin Istrefi, Qëndresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Marku e Blend Sadiku, kurse skenografinë e shfaqjes e ka bërë Burim Arifi.

Kjo shfaqje, në mundësitë e pakta për trajtimin e sëmundjeve të tilla nga institucionet gjegjëse dhe nga mosmbështetja nga shtetit, në fakt paraqet përditshmërinë e një familjeje kosovare, me problemet dhe preokupimet  në luftë me jetën e vështirë. 

Kryepesonazhi i shfaqjes,  Arbri, është i prekur  nga sëmundja e demencës, që në terminologjinë mjekësore është një emërtim  për humbjen progresive dhe të përhershme të aftësive intelektuale të arritura gjatë jetës dhe që prek kryesisht personat e moshuar dhe gjatë përparimit të kësaj sëmundje, gjithnjë e më tepër ndaj të sëmurit është e duhur një përkujdesje e veçantë nga rrethi familjar, në mënyrë që i sëmuri të mund të mbahet më gjatë në kontaktet e mëhershme dhe që të pengohet rënia e tij e përshpejtuar.

Arbrit, kryepersonazhit të shfaqjes, kohë më parë i ka vdekur gruaja, njëra vajzë e tij, Lulja ka rënë dëshmore në luftën çlirimtare dhe tashti në shtëpi ai jeton me vajzën e madhe të tij, Anën, e cila katër vite më parë ishte ndarë nga burri i saj Agroni.

 Tashti, i tërë përkushtimi i saj është përkujdesja për babanë e sëmurë, gjendja e të cilit  çdo ditë e më shumë përkeqësohet. E ajo është e përkushtuar edhe në marrëdhënien e re me Petritin, i cili punon larg sa në Bruksel, Beograd e Stamboll. 

Në një gjendje të tillë dhe me përkeqësimin e  shëndetit të babait, ajo është e detyruar që babanë t’a dërgojë në një institucion privat për përkujdesje.

Në fakt, rasti i familjes së Arbrit, paraqet shumë raste të familjeve në Kosovë, të cilat e  kalojnë nëpër drama të tilla, kurse me qasjen regjisoriale, Çelaj është përpjekur që shfaqjes t’i  jap edhe  dimensionin tjetër, atë të harresës kombëtare – “demencës kombëtare”, siç kishte thënë vetë ai, apo të “amnezisë kombëtare”, ngase shpesh tek ne sikur po harrohet  e kaluara jo e largët, po harrohen identiteti, rrënjët tona dhe orientimi i ynë.

Në mbrëmjen vijuese që është edhe mbrëmja e fundit e “Talia e Flakës 2024” do të jepet shfaqja “Club Albania” nga Teatri Kombëtar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.