DYLON

Arbnori me Kombëtaren, kundër Francës

Avatar photo Redaksia

Arbnor Fejzullahu, 22 vjeçari nga Tërnoci i Bujanocit, i cili mbronë ngjyrat e klubit futbollistik Partizani të Tiranës, më 13 qershor do të vesh fanellën e kombëtares shqiptare, në ndeshjen kundër asaj franceze.

Siç njofton klubi nga Tirana, Fejzullahu, i cili luan në pozitën e mbrojtësit, do të grumbullohet me skuadrën kuq e zi.

EkoHigjiena

Gianni De Biasi, trajneri i Kombëtarës së Shqipërisë, ka vëzhguar gjatë gjithë sezonit mbrojtësin, i cili me paraqitjen e tij ka bindur italianin me shtetësi shqiptare, që të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjen e kualifikimeve për Euro 2016 kundër Francës, që zhvillohet më 13 qershor.

Fejzullahu, mbrojtësi i krahut të djathtë ka bërë një sezon të shkëlqyer me Partizanin dhe duket se ka tërhequr vëmendjen e trajneri De Biasi dhe ky i fundit nuk ka nguruar që ta bëjë pjesë të skuadrës që drejton.

Përveçse në krahun e djathtë futbollisti nga Tërnoci, ka luajtur gjithashtu edhe në pozicionin e mesfushorit shkatërrues, ku gjithashtu ka treguar formë të mirë.

Fejzullahu më herët ka qenë pjesë e Kombëtares së 19-vjeçarëve dhe asaj Shpresa, ndërsa ka luajtur për ekipin e Besës në Kategorinë Superiore.

Në merkaton e verës sezonin e kaluar, Fejzullahu u bë pjesë e skuadrës së Partizanit, duke zënë një vend titullari.

Ai ka edhe dy vite kontratë me të kuqtë e Tiranës dhe pavarësisht ofertave që i kanë ardhur nga jashtë vendit, deri më tani drejtuesit nuk e kanë lejuar që të largohet. /Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.