DYLON

ARBK, ka hapur shërbimin digjital në MINT, për të eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel

ARBK, ka hapur shërbimin digjital në MINT, për të eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel
Avatar photo Redaksia

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), ka hapur shërbimin digjital në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për të eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel.

Në njoftimin e MINT-it thuhet se tani bizneset mund të pajisen me dokumenta biznesore dhe të marrin çdo shërbim tjetër që iu nevojitet pa pritur në radhë.

EkoHigjiena

“ARBK krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie.  Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.