DYLON

Arbër Musliu:  LDK në panik nga një administratë që nuk i përgjigjet më telefonave të partisë!

Arbër Musliu:  LDK në panik nga një administratë që nuk i përgjigjet më telefonave të partisë!
Avatar photo Redaksia

“LDK në panik nga një administratë që nuk i përgjigjet më telefonave të partisë. Ata kanë dalë me kërkesë për me “shfuqizu” një rregullore që as nuk e kanë votu”, thotë Arbër Muslu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, për mbi 10 vjet qeverisje, LDK e ka trajtu institucionin si zyrë të partisë, kjo partia që e ka shpikë militantizmin institucional, po tash i ka marrë malli për ditët kur zgjedhjet në institucione bëheshin në kafe.

EkoHigjiena

“Tash që sistemi po riorganizohet dhe po sistematizohet, LDK-së po i dhemb, se po e humbin ndikimin, po i dhemb se po i shkëputen duart prej administratës që dikur e kishin si pronë private. LDK’ja, kur nuk udhëheqin, zgjedhin me pengu, kur nuk përfitojnë, zgjedhin me shpif, kur s’kanë më asnjë dorë në vendime sillen si të përjashtuar”, ka thënë Arbër Musliu i Vetëvendosjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.