DYLON

Arbër Maliqi prej sot i bashkohet AAK-së në Gjilan

Arbër Maliqi prej sot i bashkohet AAK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Arbër Maliqi prej sot i bashkohet AAK-së në Gjilan”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai më tej ka ofruar informacione për të sapoaderuarin në AAK, duke thënë se   ai ka mbaruar Masterin në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës, dega Solo Këndim. Është anëtar i Filharmonisë së Kosovës.  Arbëri është profesionist i fushës dhe nga sot edhe vlerë e shtuar në Aleancë.

EkoHigjiena

Gagica ka bërë me dije poashtu se Arbëri ka qenë kandidat për Anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e AKR-së.

“Aleanca në Gjilan po rritet çdo ditë e po pasurohet me profesionistë nga të gjitha fushat, kuadro që po lënë gjurmë kudo që ata veprojnë”, ka thënë Gagica.

Ai ka shtuar se Aleanca mbetet e hapur sot e përjetë ndaj kuadrove që duan të japin kontributin e tyre në interes të Gjilanit dhe të qytetarëve.

“Mbetemi të vendosur për të mirën e Komunës dhe të shtetit tonë, sepse kemi dëshmuar se interesi i përgjithshëm mbetet prioriteti ynë i përjetshëm”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.