DYLON

Arbër Ismajli viziton OVL të UÇK-së, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Arbër Ismajli viziton OVL të UÇK-së, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Arbër Ismajli, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit, ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim shumë të rëndësishëm me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, dega në Gjilan, në krye me Xhevdet Mehmetin dhe sekretarin Agim Mehmeti.

Gjithashtu, ai tha se u takua edhe me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, dega në Gjilan, të udhëhequr nga kryetari Rashit Ymeri, si dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan, me kryetarin Selver Kqiku.

EkoHigjiena

“Diskutuam mbi gjendjen e vështirë të këtyre kategorive shumë të ndjeshme të shoqërisë, për plagët e tyre që ende nuk shërohen, dhe respektin që duhet të kemi për veteranët e për obligimin tonë që kjo sakrificë të mos harrohet kurrë”, ka thënë Ismajli.

Ai shtoi se si qeverisje e ardhshme, këto kategori do të kenë trajtim të veçantë në secilin proces.

Ismajli tha se kontributi dhe sakrifica e tyre nuk guxon të harrohet, “prandaj kryetarët e këtyre shoqatave do t’i fusim nën ombrellën tonë, duke i përfshirë ngushtë në vendimmarrje dhe duke i bërë pjesë aktive të zhvillimit të Gjilanit”.

“Ju falënderoj nga zemra dhe jam shumë mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë. Faleminderit për sakrificën, kujtimin dhe kontributin tuaj që keni dhënë për lirinë tonë.  Republika jonë është simbol i gjakut dhe i rezistencës suaj”, ka thënë Arbër Ismajli, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit, synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i LDK-së për kryetar komune.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.