DYLON

Arbër Ismajli tregon arsyet pse u bë pjesë e kryesisë së LDK-së

Arbër Ismajli tregon arsyet pse u bë pjesë e kryesisë së LDK-së
Avatar photo Redaksia

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me kryetar  Lumir Abdixhikiun, ka bërë publike edhe emrat e kryesisë së re, ku në këtë mes është edhe ai i Arbër Ismajlit nga LDK-ja e Gjilanit, ish kandidat për kryetar të komunës.

“Me shumë përgjegjësi dhe me zemër të plotë, kam pranuar detyrën si anëtar i Kryesisë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ky është një angazhim që e marr me nder, por edhe me ndjenjë të thellë detyre ndaj çdo qytetari që beson në këtë rrugë”, ka thënë Ismajli, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, për besimin duke thënë se ky besim është përgjegjësi e madhe për punë të përditshme, përkushtim dhe rezultate për vendin tonë.

“Sot më shumë se kurrë na duhet unitet i përbashkët. Na duhet të jemi bashkë, të fortë dhe të vendosur, për ta rikthyer besimin e njerëzve dhe për ta vendosur LDK-në aty ku e meriton. Unë do të jem gjithmonë pranë njerëzve të sinqertë të këtij vendi, me punë të ndershme dhe me përkushtim të plotë për Republikën që e meritojmë”, ka thënë Arbër Ismajli.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.