DYLON

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
Avatar photo Redaksia

/Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Të dashur qytetarë,

Bashkë me partnerët politik, patëm një takim të jashtëzakonshëm me qytetarët tanë të dashur të Gjilanit.

Një mbrëmje plot entuziazëm, besim e dashni për qytetin tonë, që po e përmbyll një rrugëtim të gjatë, të ndershëm e plot sakrificë.

Nga zemra i falënderoj strukturat e subjekteve politike, aktivistët, veprimtarët dhe secilin qytetar që ka qenë krah nesh në këtë betejë të drejtë për Gjilanin.

Falë jush, sot fryma e fitores ndihet në çdo lagje, në çdo fshat e në çdo shtëpi të qytetit tonë.

Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!

Ju lutemi shumë, dilni të gjithë në votime, merrni familjen, shokët e miqtë, e bashkë ta bëjmë ndryshimin e madh që Gjilani e pret prej kohësh! Koha e fjalëve ka mbaruar.

Nesër flasim me votë, për të ardhmen tonë, për ta ndalë degradimin dhe për një Gjilan të ri, të zhvilluar e që do të na bëjë krenar të gjithëve!

Faleminderit shumë për besimin e shihemi bashkë në festën e fitores.

Përgjithmonë i juaji,

Arbër R. Ismajli

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.